Sherr i madh mes Policave ne Shqiperi -nxjerrin armet kundra njeri-tjetrit!!
Përplasje fizike mes tre policëve në Vorë për makinën e dyshuar me drogë.
Patrulla vonoi një orë të ndërhynte
Tre punonjës të Stacionit të Policisë së Vorës u përfshinë në një incident për shkak të kontrollit ndaj një makine, e cila dyshohej se lëvizte me një sasi droge. Shkak i sherrit mes policëve ka qenë vonesa e grupit të gatshëm që u thirr nga oficeri i krimeve për të shkuar në ndjekje të makinës së dyshuar. Incidenti ndodhi në afërsi të Vorës, kur oficeri Përparim Myftari është vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, ku ndodheshin tre djem dhe dy vajza dhe kërkoi prezencën e grupit të gatshëm pasi nuk mund të vepronte dot i vetëm. Pavarësisht kërkesës së tij, është dashur së paku një orë që furgoni i policisë të shkonte në vendin ku ndodhej oficeri Myftari.
Ngjarja është zhvilluar rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka pasur dyshime se mes policëve të Vorës, Përparim Myftarit dhe dy të tjerëve të mbërritur me furgon, Ramë Ymeri dhe Daut Mara, ka pasur edhe një konfrontim fizik. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Myftari është shoqëruar mëngjesin e djeshëm dhe është marrë në pyetje nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi ndaj tij ishte bërë një denoncim për dhunë fizike nga njëri prej punonjësve të Policisë.
Në momentin e fundit është tërhequr denoncimi nga ana e policëve Ymeri e Mara dhe oficeri i krimeve është lënë i lirë. Megjithatë, ngjarja nuk ka kaluar pa asnjë ndëshkim, pasi Myftari është pezulluar nga puna pa ndonjë afat të përcaktuar. Nga ana tjetër, SHKB ka nisur hetim për sqarimin e incidentit, duke përfshirë edhe neglizhencën e dy punonjësve për të shkuar në vendin e ngjarjes. Rasti pritet që të shqyrtohet të hënën edhe nga komisioni i disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
INCIDENTI
Oficeri i Policisë së Vorës, Përparim Myftari, ka qenë i gatshëm mbrëmjen e së premtes dhe përgjatë orëve të para të së shtunës. Në kohën që ndodhej në automjetin e tij, ai ka parë një makinë të dyshimtë, brenda së cilës ndodheshin 3 djem e 2 vajza, dhe u ka bërë shenjë për të ndaluar, pasi sjellja e tyre ishte e shfrenuar dhe, veç të tjerash, kishte informacione se mund të kishin lëndë narkotike. Pasi i ka bërë shenjë për të ndaluar dhe makina ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Tiranës, ai ka lajmëruar në Stacionin e Policisë së Vorës dhe ka kërkuar përforcime. Madje ka kaluar edhe te Stacioni i Policisë, kur policët e turnit i kishte zënë gjumi.
Ndërkohë ka vazhduar ndjekjen e automjetit të dyshimtë i vetëm, në pritje të mbërritjes së grupit të gatshem që sipas burimeve, ka vonuar një orë për të mbërritur në vendngjarje, pasi Myftari e kishte ndaluar i vetëm automjetin. Në momentin kur dy policët kanë ndaluar te makina që po verifikohej, Myftari i ka kërkuar llogari se përse ishin vonuar aq shumë.
Madje dyshohet se mes tyre ka pasur edhe përleshje fizike, pasi njëri prej policëve ka ngritur dorën, duke tentuar të godasë oficerin e krimeve,
të cilit i është përgjigjur se nuk kishte asnjë arsye për t’i dhënë llogari. Burimet thanë se në kundërpërgjigje të këtij veprimi, edhe Myftari ka reaguar,
megjithatë, ai vetë ka mohuar në Polici së është konfrontuar me kolegët.
Etleva Delia/PANORAMA