Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me viktimën?! -Studentja e plagosur nga tetovari..
Kështu ka reaguar ndaj gazetarëve 21-vjeçarja, e cila u qëllua me plumb në bark nga i dashuri i saj Agim Emini, 52-vjeç nga Tetova. E plagosura, ka dalë dje nga salla e reanimacionit dhe siç duket ajo nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjen e 14 gushtit, ndodhur në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.Sipas saj mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi .Familjarët e studentes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin, ndërsa të afërm të viktimës Agim Emini thonë se studentja Ana Sulçe nuk ishte thjesh e dashura e tij, pasi ai kishte qëllime serioze, madje donte të martohej e të krijonte familje me vajzën nga Çorovoda.Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan policinë në këtë drejtim, ku mund të hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj studentja nuk mund të vazhdonte më lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin.Fillimisht situata ka qenë e qetë dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit.Autori ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë./gazetatema.net
=====> Na ndiqni me tej ne : ==> SHQIPERI IME kliko ketu
=====> Na ndiqni me tej ne : ==> SHQIPERI IME kliko ketu