E dashura e Balotellit, eshte nje kamariere..!
E dashura e tanishme e sulmuesit te Manchester City, Mario Baloteli, zbuloi detaje te lidhjes se tyre ne shtypin anglez. Ajo ka pretenduar se marredhenia mes tyre zgjaste prej 18 muajsh dhe se ajo e Fico kishin qene te lidhura njekohesisht me 22-vjeçarin.
Historia e Balotellit me 19-vjeçaren Dahiana Rojas, e cila punon kamariere nga Xhenoa, nisi kur futbollisti ndaloi perpara lokalit te saj me Ferrarin e tij dhe i kerkoi qe te njiheshin me mire.
“Me dukej vetja si te isha ne nje film. Pasi shkembyem numrat, mendova se ishte me mire te me telefononte ai i pari dhe ne fakt me telefonoi qe ate mbremje”, tregoi Dahiana ne nje reviste italiane.
Pasi kaluan nje mbremje ne nje lokal nate, marredhenia midis tyre nisi te forcohej, ndersa Balotelli dhe adoleshentja u perfshine ne disa takime te vona dhe ne nje seri mesazhesh romantike.
Dahiana pretendon se ne ate kohe, nuk e dinte se kush ishte “SuperMario” dhe se e mori vesh vetem nga gazetat qe ai kishte nje lidhje me nje modele.