Me ke po puthet Sinani?
Pas duetit “Adrenalina” këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, duket që janë ndier vërtet të ekzaltuar në ditët në vazhdim, ndërsa janë fotografuar tek festojnë në prag të festave të fundvitit në një nga lokalet e njohur në Tiranë.
Ai është shprehur për “Panorama Plus” se “jo vetëm që nuk ia kam dedikuar këngën asaj, por tashmë dhe emrin ia kishte harruar”. Ndërsa Sinani, gjatë një interviste ekskluzive dhënë gazetës “Panorama”, mohoi që kjo këngë t’i kushtohej një femre reale, siç ishte përfolur se mund të bëhej fjalë për ish-të dashurën e Seldit, Domenikën. Por nga ana tjetër, ai nuk mohoi që ideja për këtë bashkëpunim u lindi nga vëmendja publike që morën të dy, pas deklaratës së Domenikës, e cila pohoi se mes tyre nuk ekzistonte thjesht një miqësi.