E dini si u be e famshme kjo kengetare?
Ata apo ato, qe e quajne veten "yje", dhe i kane vetes detyre te bejne emer ne fushen e kenges e te muzikes, kane gjetur nje metode te re pune, duke "kobashitur" tekse e melodi nga te tjeret, jo vetem nga fqinjet, por kapercejne edhe dete e oqeane deri ne Amerike per te huazuar (pse jo vjedhur) nga kenga e famshme e ketij shteti "I kissed a girl" a ta paraqisin si krijim origjinal te mendjes se tyre ne " Top Fest 6". Lista e "kleptoxhinjve" eshte e madhe e, qe ti renditesh te gjithe formohet nje liste litar e gjate, si, kengen e huaj"Zbam cie boli", artistet vjedhes e bejne te tyren, duke e privatizuar e pagezuar me emruar "Kush ka faj?". Ndersa tjetri, si prodhimtar e "kompozitor" i shquar, qe nuk ia ha kollaj qeni shkopin, nje kenge te njohur e ben "Me fal". (Mire se mund ta fale e dashura , por a e fal autori i saj?). Tjetra "kantautore" kengen e Preslava "Kogato samne" pasi e vjedh me "lezet" e shet si mall te saj me emrin "Cfare s'te pelqeu te une?" (mir e ka ajo, se e vjedhura eshte me e shijshme se e prodhuara vete). Nje kengetare e "madhe", nuk "kobashit" vetem "Jaduvan", por kjo per te humbur gjurmet i ve nje emer, qe nuk bie ere shqip, si "Nije ket sen". Tjetra, kengen e vjedhur "Karamel" e ben "Hej,Hej". Eshte nje thes i madh, me autore e kantautore vjedhes.Te ze tmerri kur sheh kengetare te ashtuquajtura "VIP", qe hidhen e perdridhen te zhveshura, si klloune cirku, se u mungon zeri. Kujt i ka qelluar te veje ne ndonje lokal te Tiranes, ku kendohet e kercehet dhe nuk e merr vesh ku ndodhet, ne Shqiperi apo jashte kufive te saj. Me qe emri lokalit eshte i huaj, edhe kenget qe kendohen aty duhet te jene te vjedhura nga te huajt. Aty do te degjosh kenge e melodi rome, turke, arabe apo te quajtura "tallava", vetem shqip s'te degjon veshi. Kur pyet ndonje nga keta fare kengetare "VIPA" apo "Rripa", qe gerrvishtin zerin me kenge te tilla, ne maje te gjuhes e kane pergjigjen: 'Njerezit i duan dhe ne i kendojme!". Po harrojne cilet njerez i duan, ata qe kane vajtur per te degjuar muzike te vertete apo ata qe duan te kullosin syte me hedhjet e perdredhjet e kengetareve te zhveshura?
Lexoni me shume per temën: Te "famshem" brenda nje nate tek www.albanians.gr